Dita e këtij kryefamiljari fillon në 5 të mëngjesit. Ai fiton bukën e gojës për veten dhe 6 fëmijët e tij, vetëm duke mbledhur kanaçe, raporton KTV.
Thotë që këtë e bën për shkak se nuk ka nga t’ia mbajë, pasi është shumë e vështirë për t’i siguruar edhe gjërat më elementare për mbijetesë.
Për të fituar para, thotë se nuk është e lehtë ngase i duhet të udhëtojë nëpër pika të ndryshme të mbeturinave në kryeqytet.
Këtë punë ai nuk e bën i vetëm, pasi që i duhet të dalë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes për të siguruar disa të holla.
Raste të tilla ndodhin shumë shpesh në Kosovë, kur qytetarët, nga pamundësia për të pasur një vend pune, duhet të dalin dhe të kërkojnë nëpër mbeturina për të siguruar gjërat më elementare për familjen.