Shumë rrugë të Pejës pa shporta për mbeturina

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Në shumë rrugë të Pejës mungojnë shportat për mbeturina. Për ambientalistët gjendja kësisoj i bën edhe qytetarët shpërfillës ndaj ambientit.

“Kur nuk ka shporta ti e motivon qytetarin që të mos i mbajë xhepave letrat e ambalazhet e ushqimeve, pakot e cigareve… por t’i hedhë rrugës, trotuarit, kanalit… ku i vjen më lehët edhe pse nuk ishte dashtë ta bëjnë. Komuna është dashtë kaherë t’i vendosë në secilën rrugë shporta për mbeturina, sepse jam i sigurt që një qytetar kur kalon pranë saj me siguri nuk e hedh mbeturinën diku tjetër, por në shportë”, thotë ambientalisiti pejan Xhevdet Belegu.

Për blerjen e shportave të reja dhe vendosjen e tyre në të gjitha rrugët e qytetit ka vite që komuna nuk ka ndarë asnjë cent. E as në planifikimin buxhetor për tre vjetët 2019-2021 nuk figuron asnjë cent i planifikuar për blerjen e shportave./Koha.net

Të ngjashme