Edhe pse arsimi dhe kushtet jetësore të rritjes kanë ndikim të madh në aftësitë mentale, shumica e tyre është e dhënë në gjenet që i kemi trashëguar nga prindërit dhe janë rezultat i evolucionit.
Arsimimi i individit ndikon në aftësitë e tij të të menduarit në masë të njëjtë si edhe gjenet që i ka trashëguar, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti i Edinburgh. Duke përdorur mostrat e gjakut të më shumë se 3 500 njerëzve kanë vërtetuar dallimet e vogla në kodin gjenetik të njerëzve të cilat mund të lidhen me inteligjencën e individit dhe dallimet mes tyre.
Duke u bazuar në rezultatet e analizës, kanë konkloduar që rreth 40 për qind është dallimi në të ashtuquajturin tip të kristalizuar të inteligjencës tek njerëzit i cili zbulon aftësinë e tyre për të marrë dije dhe shkathtësi gjatë viteve, me gjene të paracaktuara që më herët, transmeton Koha.net. I ashtuquajturi tip rrjedhës i inteligjencës, d.m.th. aftësia e të menduarit abstrakt si edhe reagimet nën presion të madh madje në masë edhe më të madhe janë të paracaktuara nga gjenet dhe atë rreth 51 për qind, kanë shpjeguar shkencëtarët britanikë.
“Dallimet individuale në inteligjencë janë të lidhura me arsimimin, shëndetin dhe kushtet në fëmijëri, por rezultatet e këtij studimi pa mëdyshje tregojnë për ndikimin e gjeneve në inteligjencë”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, profesori Ian Deary.
Ai tutje ka shpjeguar se si inteligjenca njerëzore në fakt është rezultat mahnitës i evolucionit, me çka dëshmohet që baza gjenetike për zhvillimin e inteligjencës varet nga më shumë faktorë dhe jo vetëm nga një mutacion gjeni, dhe ndërlidhet me shumë vazhdime kromozomesh.