Më shumë votues se banorë

Prishtinë | 02 Qer 2017 | 16:37 | Nga

Numri i votuesve në Kosovë është më i lartë se numri i banorëve në bazë të regjistrimit të popullësisë. Kosova ka në regjistrat e saj rreth 1 milion e 873 mijë votues, kurse numri i banorëve është 1 milionë e 739 mijë.

Valdete Daka, kryesuese e Komisionit Qendror Zgjedhor në Prishtinë thotë se megjithatë gjithçka është gati, pavarësisht sfidës së organizimit të zgjedhjeve në një afat të shkurtër kohor. Numrin më të madh të votuesve e arsyeton me faktin se shumë shtetas kosovarë jetojnë jashtë vendit.

“Diaspora e Kosovës është jashtëzakonisht e madhe dhe me siguri kemi diku më shumë se 500 mijë njerëz që jetojnë dhe punojnë jashtë Kosovës. Kur ka qenë regjistrimi i popullsisë, mërgata nuk është regjistruar, prandaj numri i qytetarëve të regjistruar është më i vogël se numri i atyre në listën e votuesve”, thotë Valdete Daka.

Daka thotë se interesim më të madh kësaj radhe kanë shprehur nga diaspora. Nga 20 mijë aplikues u regjistruan 15 mijë, votat e të cilëve pritet të arrijnë në Kosovë përmes postës, raporton tch. Por, një numër i madh i votuesve nuk do të kenë mundësi të votojnë pasi afati për regjistrim ka qenë i shkurtër.

Policia e Kosovës u shpreh e gatshme për planin e saj operativ. Komente për mediat nuk ka, por në një njoftim është thënë se siguria do të jetë e plotë. Ambasada Amerikane në Prishtinë ka bërë thirrje për qetësi dhe zgjedhje të lira. Uashingtoni kërkon gjykimin e sulmeve dhe kërcënimeve.

KQZ për herë të parë, do të ketë rolin kryesor në organizimin e zgjedhjeve në veriun e Kosovës, ku jetojnë serbët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme