11 mijë e 800 aplikacione ka pranuar KQZ-ja nga qytetarët jashtë Kosovës për t’u regjistruar si votues, raporton KTV.
Deri tani, prej tyre janë miratuar si të vlefshme vetëm 6 mijë e 857.
Mos shtyrjen e afatit për këtë aplikim, kryetarja e KQZ-së e ka arsyetuar me faktin se këto janë zgjedhje të parakohshme dhe shtyrja e këtij afati do të nënkuptonte automatikisht shtyrje të proceseve tjera.
Ajo është akuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje se qëllimshëm nuk po e shtyn këtë afat.
Sipas ligjeve në fuqi, fletëvotimet nga jashtë duhet të arrijnë në Kosovë dy ditë para datës së zgjedhjeve. Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ ka ngritur dyshim për mënyrën se si nga Serbia ka arritur një pako e vetme me rreth 4 mijë aplikime në të.
Sipas rregullave të KQZ-së, aplikimi për t’u regjistruar si votues bëhet individualisht ose më së shumti për anëtarët e ngushtë të familjes.