Si dështoi Vetëvendosje me kandidatët islamikë në zgjedhje

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 17:40 | Nga

Islamistët e Vetëvendosjes që kandiduan për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, njëri për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, dhe tjetri për asamblist në Komunën e Prizrenit, Arian Xhezairi, kanë dështuar keq. Gazeta Express ka raportuar më herët për Visar Korenicën, i cili kishte fyer Izraelin duke thënë se ai shtet duhet të zhduket. Për këtë çështje kanë reaguar shumë aktorë politikë dhe socialë, përfshirë edhe Ambasadën e Izraelit në Beograd.

Vetëvendosje në këto zgjedhje lokale u paraqit fuqishëm me kandidatura islamike në komuna të ndryshme të Kosovës. Duke filluar nga Rahoveci e deri te Prizreni, kjo parti u dha hapësirë të mjaftueshme islamistëve që i bëri kandidatë. Megjithatë, për këtë çështje ata dështuan keq.

Deklarata antisemite e kandidatit të Vetëvendosjes, i cili tha se “shteti i Izraelit duhet të zhduket nga faqja e dheut”, ka nxitur reagimet e Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova. Këta të fundit kanë kërkuar që Vetëvendosje të distancohet nga deklarata e kandidatit të tyre. Disa ditë më vonë edhe lideri suprem i VV’së kërkoi falje për deklaratën e Korenicës ndaj shtetit të Izraelit, duke thënë se “beson në ndryshimin e njeriut”, shkruan Gazeta Express.

“Ne e kemi qortuar për deklaratat e tij dhe kjo nuk do të përsëritët më… Ai ka thënë se ketë deklaratë e ka bërë nga zemërimi dhe se tash nuk e ka këtë qëndrim. Unë besoj në ndryshimin e njeriut”, pat thënë Kurti.

Edhe Visar Ymeri kërkoi falje për shkrimin antisemit të Korenicës, duke e arsyetuar se ai tashmë ka kërkuar falje. Por, tani, me sa duket, Korenica u “shpërblye” me dështim nga qytetarët.

Ai, në zgjedhjet lokale kandidoi për Kryetar të Rahovecit dhe u radhitur i katërti me 3 mijë e 513 vota, që i bie 15,16 për qind të numrit të votave të vlefshme.

Islamisti tjetër i dështuar i VV’së është Arian Xhezairi, për të cilin Gazeta Express gjithashtu pat raportuar se është adhurues i flaktë i ish-imamit që po ndiqet për terrorizëm, Shefqet Krasniqi. Hoxha kontrovers, sipas fjalëve të vetë Xhezairit, është një prej njerëzve më të dashur në jetën e tij.

Muaj para se të hyjë Xhezairi si kandidat për asamble komunale në Prizren kishte publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet Krasniqi, bashkë me dy persona të tjerë. Njëri prej tyre është babai i Xhezairit, Ajdini, kurse tjetri xhaxhai i tij, Samidini.

Xhezairi, i cili ishte prezantuar nga Vetëvendosja si prurja më e re që do të ndihmojë për fitoren e këtij subjekti në qytetin e Prizrenit, përveç që është një adhurues i flaktë i Shefqet Krasniqit, manifestoi haptazi edhe qëndrime antiamerikane.

Tashmë dihet që vendi përballet me fenomenin e radikalizmit fetar, ndërkohë që nga Kosova me qindra të rinj i janë bashkuar ISIS’it, por për kandidatin e dështuar të VV’së këto janë vetëm gënjeshtra.

Ai, në zgjedhjet lokale kandidoi për asamblist në Prizren, por nuk arriti të hyjë në këtë garë, meqë arriti të marrë vetëm 383 vota.

Vazhdojmë me islamistin e radhës të VV-së, i cili, sipas numrave, gjithashtu nuk i solli ndonjë rezultat shumë të favorshëm kësaj partie në Prizren: Në zgjedhjet e 22 tetorit, garoi për asamble Komunale të Prizrenit, por para kësaj, Ilir Gashi ka një histori tjetër, për të cilën Express pati shkruar më 21 shtator të këtij viti.

Kandidati i VV’së, në këtë qytet ka udhëhequr një OJQ islamike, e cila është mbyllur nga shteti për shkak të synimeve për prishje të rendit kushtetues në vend.  Gazeta Express kishte raportuar se si Gashi kishte bashkëpunuar me organizata kontroverse, si TIKA turke dhe IHH-ja e dyshuar për terrorizëm.

Vetëvendosje në Prizren ka arritur të sigurojë vetëm shtatë ulëse në Asamblenë Komunale. Gashi ka siguruar ulëse duke u radhitur i katërti nga kjo parti me gjithsej 602 vota.

Në vazhdim ju sejllim tabelat me asamblistët e rinj të Prizrenit dhe atë me rezultatet e çdo partie në Asamblenë Komunale të këtij qyteti, ku mund të shihet dështimi i Vetëvendosjes. /GazetaExpress/

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme