Në fundjavë kryesisht me vranësira. Të shtunën ngrohtë, të dielën me shi, temperaturat në rënie. Javën e ardhshme më freskët, herë-herë me reshje lokale shiu
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, derisa depërtimi i një fronti të ngrohtë në veri të rajonit sjell mot më të ngrohtë por kryesisht me vranësira, vende-vende me mundësi edhe për riga lokale shiu, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se të dielën një front i ftohtë do të kalojë mbi vend. Nën këto kushte temperaturat do të pësojnë rënie dhe do të ketë reshje të dobëta shiu.
“Me kalimin e frontit të ftohtë, në fillim të javës së ardhshme, mbi rajon shtrihen fusha më jostabile të ajrit të freskët që vijnë nga verilindja e kontinentit. Do të mbajë mot më i freskët, kryesisht me vranësira, e nga dita e martë kohë pas kohe me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima”, thekson PW.
Parashikimi për periudhën 23-27 maj:
23.05 – Në mëngjes vranësira dhe intervale me diell. Ditën kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
24.05 – Kryesisht me vranësira. Ditën më ftohtë. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje të dobëta shiu, vende-vende të shoqëruara me ndonjë bubullimë.
25.05 – Kohë pas kohe vranësira dhe diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
26.05-27.05 – Ditën e martë më freskët, kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me bubullima. Edhe të mërkurën kryesisht me vranësira dhe freskët. Priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat minimalet do të luhaten nga 5C deri 7C, e maksimalet nga 18C deri 20C, ndërsa nga dita e mërkurë pritet të zbresin në 14C deri 16C.
Do të fryjë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 4-7m/s, e ditën e diel me kalimin e frontit të ftohtë, era do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-14m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave sipër normales.