Lionel Messi është lidhur me një transferim të bujshëm në Manchester City, pas problemeve me drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidal.
Messi ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet nga klubi si lojtar i lirë këtë verë.
Sipas ESPN, City janë në krye të listës për të nënshkruar me Messin, nëse ai do të ishte i disponueshëm.
Vetëm një pjesë e vogël e klubeve mund të përballonin pagën e madhe të Messit prej 500,000 funte në javë, ndërsa sulmuesi ende ka një marrëdhënie të mirë me trajneri Pep Guardiola dhe sulmuesin Kun Agero.
Ederson do të jetë në portë, pasi është një nga portierët më të mirë në botë , dhe do ta mbajë vendin e tij në ekip.
Kyle Walker ka patur një sezon të shkëlqyeshëm për “Qytetarët”, dhe po luan para transferimit të ti, Joao Cancelos.
Në qendër të mbrojtjes Guardiola duket se favorizon Fernandinho para John Stones, ndërsa Aymeric Laporte është qartë opsioni i parë.
Oleksandr Zinchenko dhe Benjamin Mendy mund të luajnë m radhë në të majtë, shkruan Express Sport.
Rodri do të vendoset para mbrojtjes, ndërsa për pozitat e avancuara në mesfushë ka emra si: Bernardo Silva, Kevin de Bruyne, David Silva, Ilkay Gundogan dhe Phil Foden.
De Bruyne është startues i padiskutueshëm, së bashku me Bernardon, që janë favoritë të Guardiolas.
Lionel Messi do të luante në krahun e djathtë, në qendër Kun Aguero dhe Raheem Sterling në krahun tjetër. Vetëm ta mendosh është e frikshme.
Formacioni i Man Cityt me Lionel Messin