Si do të ndahen komisionet parlamentare në bazë të rezultateve deri më tani?

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Naim Jakaj nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ka treguar sesi do të ndahen komisionet paralamentare në bazë të rezultateve të publikuara deri më tani.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do të kryesoj 7 komisione, ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja nga dy.

Në vijim analiza e plotë e Naim Jakaj:

Qysh do të ndahen komisionet parlamentare në bazë të rezultateve të sotme, sipas formulës me anë të së cilës ndahen ato?

Çdo gjë mund të ndryshojë, meqë ndarja e komisioneve bëhet pasi që të konfirmohet madhësia e grupeve parlamentare, e që bëhet disa ditë para se të ndahen ato.

1. Kuvendi do t’i ketë 14 komisione parlamentare (sipas praktikës që është ndryshuar me seancë plenare);

2. LVV do t’i kryesojë 7 komisione parlamentare;

3. PDK dhe LDK do t’i kryesojnë nga dy komisione parlamentare;

4. L. Serbe do ta kryesojë një komision parlamentar;

4. Komunitetet tjera joshmicë do ta kryesojnë një komision parlamentar.

Dy komisione parlamentare, sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit, do t’u takojnë opozitës: Komisioni për mbikqyrjen e Financave Publike dhe për Mbikqyrjen e AKI-së u takojnë opozitës. Për këtë çështje partitë opozitare vendosin me marrëveshje ose me short. Zgjedhja për të dy komisionet bëhet në fund të përzgjedhjes në përgjithësi të komisioneve.

p.s në tabelën e mëposhtme, është përfshirë në mënyrë hipotetike, një grup parlamentar nga komunitetet e tjera joshumicë, sipas praktikës së mëhershme. Pra, ai grup ka qenë 6+, por meqenëse tash ka ndryshime të tjera, përzgjedhja dhe numri i komisioneve mund të ndryshojë në momentin e fundit.

Nëse ka ndonjë gabim, ata që e njohin këtë punë le t’më përmirësojnë.

No photo description available.

Të ngjashme