Si do të nisë viti i ri shkollor?

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Qeveria obligon IKSHPK që të hartoj udhëzuesin për mënyrën e organizimit të mësimit

Këto banka janë të zbrazura pothuajse qe 6 muaj.

E në gjendje të tillë mund të jenë edhe në shtator.

Kjo pasi që pandemia COVID-19 është përhapur me të madhe në Kosovë.

Madje qeveria ka kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, që të hartoj një udhëzues për mënyrën e organizimit të mësimit për vitin e ri.

Një vendim të tillë ekzekutivi e ka marr një ditë më parë.

 “Obligohet Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, deri më 15 gusht 2020, të hartojnë Udhëzuesin për mënyrën e organizimit të mësimit në vitin e ri shkollor-akademik 2020-2021”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Të ngjashme