Si duhet bërë gjumi në muajt e fundit të shtatzënisë?!

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 12:56 | Nga

Pozicioni i gjumit ka një rëndësi të madhe për shumë njerëz, por kjo rëndësi bëhet edhe më e madhe gjatë periudhës së shtatzënisë.

Fjetja në krahë gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore ”Journal of Obstetrics and Gynaecology” (BJOG), përgjysmon rrezikun që foshnja të lindë i pajetë.

Studimi i kryer në Angli, nga Universiteti i Manchester, analizoi 291 gra shtatzëna, të cilat e lindën fëmijën të vdekur dhe 735 të tjera, të cilat e lindën fëmijën pa problem.

Pjesëmarrëseve në studium iu kërkua që të plotësonin një pyetësor lidhur me mënyrën se si flinin.

Nga 225 fëmijët e lindur të vdekur çdo vit në Britaninë e Madhe, sipas studiuesve 130 mund të shpëtoheshin nëse nënat e tyre do të kishin fjetur në brinjë, shkruan noa.al.

”Shumë të dhëna sugjerojnë, se kur një grua shtatzënë shtrihet me kurriz, pesha e barkut dhe e fëmijës kombinohen duke presionuiar venat e gjakut, gjë që shkakton reduktimin e fluksit të gjakut dhe oksigjenit te fëmija”, thonë studiuesit.

Ekspertët këshillojnë që të vendoset një jastëk pas kurrizit, për të lehtësuar gjumin në brinjë. Rekomandohet se nëse zgjiohni gjatë natës dhe e gjeni veten me kurriz, duhet të ktheheni në njërën anë direkt. Ky pozicion këshillohet të zbatohet edhe gjatë gjumit ditën, shkruan noa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme