Parlamenti Britanik u godit nga një sulm kibernetik gjatë fundjavës thanë zyrtarët e lartë të qeverisë.
Sulmi filloi të mbrëmjen e së Premtes dhe si rezultat zyrtarët ndërprenë aksesin në e-mail-et e stafit. Autoritetet thanë se hakerat ndërmorën një sulm “të vendosur” ndaj të gjitha llogarive në përpjekje për të identifikuar fjalëkalimet e dobëta.
Burime pranë qeverisë thonë se sulmi është parandaluar. Megjithatë një ngjarje e tillë nuk ishte e papritur.
Stafi IT i parlamentit po punon për të zgjidhur situatën duke u dërguar mesazhe ligjvënësve që të jetë sa më vigjilent.
Sulmi vjen një muaj pas goditjes WannaCry e cila rrëzoi sistemet e kompjuterike të sektorit shëndetësor në Britani.
Ishte Liberal Demokrati Lord Rennard i cili përmes rrjetit social Twitter njoftoi ndjekësit se Parlamenti është sulmuar nga hakerat.