Ky vit mund të thuhet se nuk ishte për Milanin, pasi që në fillim lëshoi kreun e tabelës në Serie A, duke humbur titullin në garë me Interin.
Rossonerët dukej se po e rikthenin titullin në San Siro, e tifozët në fund mbetën të zhgënjyer.
Një problem serioz tani është edhe ikja e lojtarëve si të lirë nga skuadra, pasi tashmë janë larguar dy prej tyre.
Gianluigi Donnarumma u largua në drejtim të Paris Saint-Germaninit si lojtar i lirë, derisa vlera e tij sipas Transmermarkt është 60 milionë euro.
Një tjetër lojtar që u largua si i lirë është edhe Hakan Calhanoglu, që tashmë i ka përfunduar testet mjekësore te Interi.
Mesfushori turk po i bashkohet rivali lokal të Rossonerëve po ashtu si i lirë, derisa vlera e tij në treg sipas faqes së njohur është 35 milionë euro.
Kjo i bije që Milani i ka humbur 95 milionë euro ende pa filluar edicioni 2021/22, e që këtu faji kryesor rëndon te bordi i klubit.