Si iu grabitën kosovarëve në Zubin Potok rreth 90 mijë euro nën kërcënimin e armës, deklarohet policia

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Një grabitje e armatosur u raportua se ndodhi dje në Zubin Potok.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar rastin duke dhënë detaje shtesë.

Raportohet se katër viktimat, tre femra dhe një mashkull, të gjithë kosovarë kanë deklaruar se tre persona të dyshimtë , të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 10 milion dinarë dhe rreth 7 mijë euro.

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitet relevante.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme