Disa studiues në Belgjikë thonë se lamat, kafshë të zakonshme në ferma, mund të shërbejnë për të krijuar vaksinën për koronavirusin.
Studiues në Qendrën VIP për Bioteknologjinë Mjekësore në Gent, Belgjikë, mendojnë se antitrupat e prodhuar nga lamat kanë efekt në luftën kundër Covid-19.
Sipas Business Insider, shkencëtarët në laborator kanë studiuar antitrupat e lamave në lidhje me virusin MERS dhe SARS – viruse të ngjashme me SARS-CoV-2, që shkakton sëmundjen Covid-19.
Që prej janarit, grupi po merret me studimin për Covid-19 dhe zgjeroi stafin nga 2 punonjës në 20.
“Ne kemi punuar me të vërtetë shumë, me orare të gjata dhe veçanërisht në muajin shkurt dhe mars dhe po përpiqemi të studiojmë antitrupat,” tha për CNN Nico Callewaert, drejtori i Qendrës VIB.
Ata po testojnë antitrupat duke i vendosur fillimisht në disa lloje brejtësish. Grupi shpreson që testet të kenë rezultat edhe te njerëzit.