Të enjten në Komunën e Podujevës është raportuar për djegien e tre hektarëve pyje, si pasojë e djegies së mbeturinave.
Një person nga fshati Llaushë ka lajmëruar policinë se pylli në pronësi të tij po digjej.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin e policisë, ku është deklaruar se djegia e pyllit në fjalë ka ardhur si pasojë e ndezjes së mbeturinave.
“Ankuesi mashkull, K., ka informuar se pylli i tij është përfshirë në zjarr. Sipas ankuesit, janë djegur rreth 3 hektar pyll. Njësia policore ka shoqëruar një të dyshuar mashkull K, i cili ka deklaruar se zjarri ka ardhur si pasoj e djegies së disa mbeturinave dhe zjarri ka përfshirë pyllin e ankuesit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.