Vështirë të besohet por Apple, kompania më e pasur në botë akuzohet për ‘cenim të drejtave apo kopjim’ nga kompania pothuajse anonime për prodhimin e pajisjeve shëndetësore, Masimo.
Sa për sqarim, nuk bëhet fjalë për ndonjë skenë komploti që na servohet rëndom nga kinemaja botërore e që pikësynim ka tematikat konspirative si invazionin nga jashtokësorët apo dramat intriguese e ‘lidhjeve me personin e gabuar’. Megjithëse, për nga skenari ngjan shumë me to, beteja ligjore në mes të Apple dhe Masimo më tepër na rikujton fabulen epike të frymëzuar nga beteja e Davidit me Goliatin.
Pra sot kemi dy kompani në përballje mbi të drejtat e asaj se kush ishte e para në invoacionin e ri të prezentuar përmes orëve intelegjente. Njëra super e pasur Apple, dhe tjera pothuajse anonime, Masimo janë në mes të betejës ligjore për produktin e njohur si oksimetër, që vjen I integruar në orën intelegjente, në anglisht “smartwatch“.
Me apo pa shkas, Apple e gjen vetën në mes të polemikave nga pretendimet për shkelje të patentës në orën e tyre më të fundit inteligjente dhe tani bota nuk po dëgjon vetëm për kompaninë Masimo, por ndjek nga afër se si brendi më i madh i teknologjisë përfshihet mes dy realiteteve konfliktuale. Atë që ne e njohim si kryefjala e Inovacionit, dhe atë që më së paku e prisnim, kopijim apo përballjen ligjore.
Pamvarësisht epërsisë teknologjike ndaj të tjerëve dhe pamvarësisht faktit që numëron me miliona klientë në mbarë botën, Apple sot përfundon si një kopjues për një veçori fare të paprovuar në treg, sic konsiderohet pulsi oksimetrikë.
Vite më parë, kujtojmë se oksimetri u shfaq si mjet për matjen e oksigjenit në gjak, si njëra nga indikacionet për të treguar nëse nivelet e ulëta të oksigjenit tregonin infektimin me virusin korona.
Masimo, nga ana tjetër është një kompani pak e njohur për prodhimin e paisjeve shëndetësore dhe operon në treg që nga viti 2002.
Për më tepër, ora e tyre inteligjente ishte tashmë e pajisur me patent për këtë veçori, për vite me rradhë, por veshtirë që ndokush jashta tregut te SHBA-së të ketë ndegjuar për produktet e Masimo-së.
Ndersa sot, cështja e orës inteligjente, sidomos ato të pajisura me oksimetër janë bërë top lajmet e tregut financiar. Dhe kjo e gjitha falë gabimit të Apple në inovacionin e produktit në fjalë.
Për më tepër, vendimi i Apple për të luftuar ndalimin dhe për të refuzuar arritjen e një marrëveshje me Masimo nuk është vetëm kundërproduktive, por mund të përfundojë si reklama më e madhe nga një brend premium e bërë ndaj një rivali, madje që nuk konsiderohet rival i denjë në treg.
Pamvarësisht se si do përfundojë beteja ligjore në mes të Apple dhe Masimo, në fund mund të ketë vetëm një fitues dhe një mësim menaxherial për të nxjerrë nga ky gabim. Dhe kjo nënkupton se si ti shmangemi me çdo kusht betejave ligjore për diçka që nuk ja vlen dhe cfarë duhet ndërrmarë, përpara se të fillojmë ndonjë plan kërkim-zhvillimi, duke u siguruar nëse ekziston rreziku i përballjes me pretendime ligjore nga rivalët.
E fundit mbetet roli i mediave sociale, pasi jetojmë në epokën e Tik Tok-ut dhe Instagram-it, na pëlqejë ose jo çdo gjë mund të tërheqë vëmendjen e publikut dhe pothuajse gjithçka mund të kthehet në një meme virale mbrenda nje sekondi. Kështu që specifikat e çdo produkti duhet testuar me vëmendje te shtuar, përpara se të fillojmë fushatën e marketingut apo promovimin e produktit në fjalë.