Prodhuesit e automobilave duke përfshirë “Renault”, “Jaguar Land Rover” dhe “Peugeot” kanë rritur të hyrat prej më shumë se një miliard dollarësh në dekadën e fundit, duke përdorur një softuer të sofistikuar për çmime.
Softueri, sipas të dhënave të shitjes të përgatitura nga softueri “Accenture” dhe dokumenteve të publikuara në një rast gjyqësor, funksiononte duke identifikuar se për cilat pjesë të automobilave një klient do të ishte në gjendje të paguante më shumë, sa duhej të ishte rritja e çmimit dhe cilat çmime nuk duhet të lëviznin, shkruan Koha Ditore.
Kjo e fundit përfshin çmimin e radiatorëve dhe pjesëve të tjera të trupit të cilat përfshihen në shportën e grupit “SRA” për siguri në komunikacion e të cilat maten për inflacion, sipas dokumenteve gjyqësore nga krijuesi i softuerit, Laurent Boutboul.
Dokumentet lidhur me rastin ishin publikuar nga gazeta franceze “Mediapart” dhe u ndanë me “Reutersin” e “EIC”-në, rrjet ky evropian i gazetarisë hulumtuese.
Prezantimet e klientëve dhe ankesat gjyqësore përfshijnë rastet nga periudha mes viteve 2009-2015.