Nëse regjimi juaj ushqimor është i pasur me kripë, rrezikoni të keni më shumë probleme sesa thjeshtë të mos mbërtheni pantallonat.
Asgjë nuk është më e pakëndshme sesa të mos jeni në gjendje të mbërtheni pantallonat për shkak të barkut të fryrë. Fajtori për këtë është zakonisht kripa e tepërt në organizëm.
Kripa jo vetëm që shkakton mbajtjen e lëngjeve, por gjithashtu mund të shkaktojë edhe shumë probleme të tjera shëndetsore.
Për të rivendosur ekuilibrin në organizëm dhe për tu ndjerë sa më mirë me trupin tuaj, ju sugjerojmë disa mënyra të thjeshta:
Veshkat tuaja kryejnë largimin e kripës nëpërmjet urinës. Kur konsumoni më shumë ujë, rritet prodhimi i urinës dhe kjo ndihmon në largimin e kripës së tepërt.
Mesatarisht, të rriturit kanë nevojë për 8 deri në 12 gota ujë në ditë. Kjo do të thotë se mund t’ju duhet të pini më shumë ujë, për të larguar kripën e tepërt nga organizmi.
Për t’u siguruar që po merrni sasinë e nevojshme, mbushni një enë prej 1,8 – 2,5 l me ujë për ta pirë gjatë ditës.
Konsumi i më shumë se 12 gotave me ujë në ditë, mund të jetë diçka e vështirë.
Por për ta lehtësuar këtë, ju mund të konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji.
Frutat dhe perimet, të tilla si luleshtrydhet, portokallet, mollët, marulet, kastravecat dhe specat, janë një zgjedhje e mirë.
Gjithashtu, tërshëra e bërë me ujë, kosi, lëngjet e frutave dhe supa me pak kripë, mund të ndihmojë në largimin e kripërave.
Përveç ujit, ju mund të shtoni në regjimin tuaj ushqimor më shumë ushqime që përmbajnë kalium.
Kaliumi dhe kripa punojnë së bashku për të ruajtur ekuilibrin e lëngjeve në organizëm. Marrja e kaliumit në sasi të lartë, ndihmon trupin tuaj të largojë sasi të mëdha të kripës nga organizmi.
Disa ushqime me shumë kalium janë: bananet, patatet, portokallet, domatet, luleshtrydhet, avokadot dhe fasulet.
Por nëse keni probleme me veshkat, duhet të tregoheni më të kujdesshëm me sasinë e kaliumit që merrni.
Nëse regjimi juaj ushqimor është i pasur me kripë, rrezikoni të keni më shumë probleme sesa thjeshtë të mos mbërtheni pantallonat.
Prandaj këshillohet të bëni disa ndryshime në mënyrën se si ushqeheni.
Një regjim ushqimor që përmban shumë kripë mund të rrisë presionin e gjakut. Duke rritur kështu edhe rrezikun e goditjes në tru apo sulmit në zemër.
Për të ulur sasinë e marrjes së kripës, këshillohet të kufizoni marrjen e ushqimeve të përpunuara. Në vend të tyre konsumoni ushqime të freskëta si fruta, perime, drithëra dhe mish të gatuar pa kripë.