Si ta përdorni kafenë për trajtimet e flokëve dhe lëkurës?

Prishtinë | 06 Dhj 2024 | 06:18 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit në gjithë botën e duan kafenë, jo vetëm për shijen e mirë por edhe për përfitimet shëndetësore që ka.

Mund të çuditeni por kjo pije kaq popullore në botë mund t’iu ndihmojë edhe për trajtime bukurie dhe për flokë.

Më poshtë janë disa receta shumë efektive me kafe për mirëmbajtjen e flokëve dhe lëkurës.

Celuliti

This Effective Hair and Skin Beauty Remedy Can Be Found in Every Home

Përzieni kafenë e pjekur ose kokrrat e kafesë me sasinë e njëjtë të kripës ndërsa më pas shtoni disa pika të vajit të ullirit.

Avullojeni lëkurën fillimisht, më pas vendoseni këtë scrub dhe masazhojeni fytyrën me lëvizje rrethore.

Këtë procedurë duhet ta përsërisni 1-2 herë në javë.

Rënia e flokëve

This Effective Hair and Skin Beauty Remedy Can Be Found in Every Home

Përzieni dy lugë gjelle të kafesë së pjekur mesatarisht me 100 ml të vajit të ullirit, të nxehur paraprakisht.

Vendoseni këtë maskë në flokët e lagura paraprakisht. Shpërndajeni maskën në gjithë gjatësinë e flokëve dhe mbështillni më pas flokët me letër alumini.

Pas 30 minutash, shpëlani flokët me shampon.

Aplikojeni këtë maskë 1-2 herë në javë. Gjithë trajtimi i flokëve tuaj me këtë maskë duhet të përfundojë pas 12 herësh.

Ënjtje poshtë syve

This Effective Hair and Skin Beauty Remedy Can Be Found in Every Home

Përzieni ½ e lugës së gjellës të kokrrave të freskëta të kafesë ose kafesë së bluar me ½ e lugës së gjellës vaj kokosi, pak piper të zi dhe disa pika ujë.

Vendosni këtë maskë poshtë qepallave të poshtme të syve. Pasi maska të thahet, pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme