Jeni kthyer prej pak kohësh nga pushimet dhe po pyesni veten se si ta ruani për një kohë të gjatë atë ngjyrë të bukur që keni marrë gjatë pushimeve?
Në fakt të ruani ngjyrën pas pushimeve është punë që bëhet, por për ta bërë duhet të ndiqni disa rregulla të thjeshta dhe praktike.
Pikat thelbësore që duhet të keni parasysh, nëse doni të mbani gjatë ngjyrën janë: ushqimi, hidratimi dhe zgjedhja e produkteve të duhur për bukurinë e trupit.
Dieta e duhur
Le të fillojmë menjëherë me ushqyerjen e duhur. Që ngjyra e trupit të zgjasë edhe pas pushimeve duhet të konsumoni produktet e duhura. Në fakt, ka disa substanca që u lejojnë të ruani më gjatë nxirjen.
Disa shembuj? Vitamina A dhe E, beta karoten, zink dhe seleni janë të gjitha substanca që nuk mund të mungojnë në tryezën tuaj. Mos i kurseni vetes edhe frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë, ose të kuqe (të cilat përmbajnë antioksidantë).
Dhe së fundmi, gjithmonë mos harroni të pini shumë ujë. Eshtë thelbësor për hidratimin e trupit dhe lëkurës.
Hidratimi
Hidratimi i mirë është gjithmonë baza për një lëkurë të shëndetshme dhe elastike, qoftë ajo e nxirë apo jo. Por në rastin tuaj, hidratimi do të jetë një nga elementet kyçe për arritjen e misionit tuaj për të ruajtur nxirjen edhe pak javë pas kthimit në punë.
Nxirja tenton të zbehet dhe shpesh përfundon, duke u rrjepur, por si t’ia bëni për të kufizuar dëmin? Për të ruajtur nxirjen vetëm lagështoni dhe ushqeni lëkurën duke aplikuar një krem të mirë hidratues pas çdo ditë në plazh dhe madje edhe pas përfundimit të pushimeve tuaja. Pra evitoni banjat e gjata relaksuese dhe ndoshta plot shkumë dhe flluska, por preferoni dushe të freskët me vaj pastrues. Arsyeja është e thjeshtë: në këtë mënyrë ju do të shmangni rrjepjen dhe si pasojë humbjen e ngjyrës aq të preferuar për ju.
Zgjidhni produktet e duhura
Dhe së fundmi, nuk na mbetet t’ju themi gjë tjetër, veçse të zgjidhni produktet e duhura dhe të lini mënjanë, të paktën në këtë periudhë, ato produkte që rrezikojnë të heqin nxirjen. Shmangni produktet agresive dhe preferoni ato delikate.
Realizoni maska efikase për fytyrën, hidratuese dhe ushqyese që aplikohen një herë në javë për ta mbajtur lëkurën elastike dhe të bukur. Nëse vini re ndryshime në lëkurë, mos hezitoni t’i nënshtroheni një skrub-i delikat në mënyrë që ta pastroni deri në fund, duke hequr qelizat e vdekura dhe duke e bërë lëkurën të ndritshme dhe me ngjyrë të artë.