Një seri shiritash të zinj në hapësira të bardha të stampuara në etiketat e produkteve, për të identifikuar secilin prej tyre në një mënyrë unike.
Edhe në Kosovë, ai ka zëvendësuar madje edhe etiketat e zakonshme të çmimeve. Një kod, që gjithsecili do të donte ta deshifronte. 390 – Mbajeni mend këtë numër. Do të thotë Made in Kosova.
Barkodet mund të lexohen nga skanerë optikë e së fundmi, edhe nga aplikacione telefonike. Barkodi funksionon në bazë të një standardi që quhet GS1, i cili përdoret nga të gjitha industritë, shërbimet ushqimore dhe shitja me pakicë tek industria farmaceutika dhe shëndetësia.
Kjo është lista e prefikseve kryesore:
530 Shqipëri, 390 Kosova, 100 – 139 SHBA, 300 – 379 Franca dhe Monako, 800 – 839 Itali, San Marino, Vatikan, 380 Bullgari, 383 Slloveni, 385 Kroaci, 387 Bosnje dhe Hercegovina, 389 Mali i Zi, 400 – 440 Gjermani, 520 – 521 Greqi, 531 Maqedoni, 860 Serbi, 868 – 869 Turqi, 690 – 699 Kina, 594 Rumani.