Si të dallosh një shqiptar në pushime (Foto)

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 23:11 | Nga

Stereotipet shpesh i shënjestrojmë si të dëmshme për mënyrën se si e konceptojmë dhe komentojmë shoqërinë në përgjithësi, megjithatë këto të fundit, hera-herës ndodh të mos kenë dalë nga hiçi dhe janë vërtetë të goditura.

Në shumicën e rasteve pikërisht këto stereotipe kthehen edhe në batuta dhe shaka mes njëri tjetrit duke na i bërë kështu edhe më të lezetshme kohën që ndajmë me të tjerët.

Blitz.al ka përmbledhur disa nga gjërat që i dallojnë shqiptarët 1 orë larg kur janë me pushime në plazh.

1. Vera, verë por pa “mëngë të gjata” me vete nuk ke ku shkon 

Mund edhe të jesh duke shkuar në Sahara për pushime verore dhe të preferosh të digjesh  atje, por sërish me vete do kesh ‘diçka me mëngë të gjata’. Ky është fiksimi i mamave tona (ose gjysheve) edhe pse na acaron si detaj, vazhdojmë e bëjmë dhe madje e trashëgojmë. Ajo gjëja me ‘mëngë të gjata’ nuk vishet kurrë, por gjithsesi është aty, për siguri, duke zënë gjysmën e valixhes.

2. Pa “bukë me vete” plazhi nuk quhet plazh 

Mëngjesin e ke përfunduar në orën 10:00 dhe je gati duke plasur sepse nuk ke lënë veze, reçel, djathë a salçice pa konsumuar pooooor, erdhi ora 11:00 dhe nga çanta do dalin gjithmonë sanduiçet e përgatitura dhe ndonjë frut. Dhe ndodh gjithmonë, ashtu pa vetëdije që ajo buka në plazh (gjysme me rërë dhe gjysmë me ujë me krip nga deti) të të shijojë më shumë se ndonjë haviar i konsumuar në një restorant luksoz në Dubai. Nuk ka shqiptar që nuk di të mbajë në të njëjtën dorë fetën e bukës, djathin e bardhë dhe domaten ndërkohë që i konsumon në këmbë, buzë detit duke luajtur me top me kushëririn.

3. Ose të parët, ose fare 

Image result for first row at beach

Shqiptarët duan gjithmonë shezllonin në reshtin e parë buzë detit. Dhe këtë gjë e duan aq shumë sa disa ‘ekspertë’ të Dhërmiut e kanë shfytëzuar këtë detaj për të bërë biznes. Jo më kot në disa plazhe atje, shezlloni në rreshtin e pare (edhe nëse është gjysmë i thyer) kushton dyfish me shezllonet e tjera. Por jo vetëm brenda kufijve tanë por edhe jashtë shtetit, nëse gjeni një peshqir që është vendosur që në orën 5 të mëngjesit në shezllonin e rreshtit të parë, bingo, gjete një shqiptar të lumtur aty!

4. Plazh quhet vendi, por nënkuptimin e ka “kafe” 

Image result for coffee beach

Dikush i mënçur ka thënë se arsyeja pse ka kaq shumë kafene në Shqipëri lidhet me faktin se shqiptarët edhe punën e bëjnë në kafe duke minimizuar ekzistencën e zyrës në maksimum. E megjithatë, duket se shqiptarët nuk bëjnë vetëm punën në kafe por edhe plazhin. Po, po plazhin. Nëse pranë vendit ku janë shezllonet nuk ka një kafe, ai thjesht nuk është vend i duhur për të pushuar sepse për shqiptarët, nuk të ofron asgjë. Në orën 10:00 duhet një kafe, në orën 11:30 edhe një tjetër pastaj sërish në kafe për të konsumuar ndonjë birrë dhe kështu ke bërë plazh, me pamje.

5. “Fshehja” nga farefisi

Nëse ndodh që për një palë pushime të bësh pak më shumë shpenzime se zakonisht ka një veprim që duhet bërë para se të nisesh: të zhdukësh fisin nga rrjetet sociale. Po, po sepse nëse një shqiptar shkon në Kubë (bie fjala) për pushime (mund edhe të ketë kapur një ofertë 200 euro) kur të kthehet që aty do të ketë në rresht tek dera e shtëpisë të gjithë fisin që i kërkon lekë borxh sepse ata ‘paskan lekë’. Kështu që, më mirë sa të mos komentohen pushimet e tua tek të gjithë djemtë e djemve të djemve të dajave më mirë një buton ‘hide’ dhe kështu jetojnë të lumtur shqiptarët.

6. Mëngjes, drekë, darkë: Pishpirik 

Ne shqiptarët jemi “të thekur” pas lojërave me letra dhe kjo ka një traditë e histori të tërë nga prapa që nuk shkon t’i hyjmë shumë thellë për momentin. Me rëndësi është fakti se nuk ka të madh a të vogël që nuk di të luajë “Pishpirik”, lojën e famshme me letra… Ai që humb, e di vetë, ose zhytje në det ose ka për të paguar birrat!

7. Bërtit me sa ke në kokë 

Nuk e dimë saktësisht se pse apo çfarë ndodh por dimë që në plazh zëri i shqiptarëve thjesht bëhet edhe më i lartë se zakonisht. Epo nëse jeni në çadër dhe keni ndërmend të lexoni një libër për qejfin tuaj kjo nuk është një ide e mirë pasi gjithë kohës do shpërqendroheni nga komshinjtë e çadrës ngjitur të cilët diskutojnë për çështje konfidenciale me një zë sikur t’ju kishe vënë mikrofonin. Apo ç’vdesim dhe për pak thashetheme ne!

8. Gjumi drekës, çelësi për mama të lumtura 

Një nënë shqiptare ndihet e realizuar plotësisht kur fëmija i saj (që mund të jetë edhe 50 vjeç) në vend që të rrijë në çadër kohën e drekës shkon dhe shtrihet pak në dhomë për të pushuar. Kjo bën pastaj që shqiptarët ta gdhijnë në çadër sepse domosdo në orën 18:00 i del gjumi i drekës dhe atëherë janë të gatshëm të nisin plazhin sërish, pikërisht atëherë ku shumica e të huajve konsumojnë darkën… (Blitz.al)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme