E dini atë shprehjen “Bota është portokall” ? Kjo vlen edhe për modën! Sa rroba kanë mamat tona dhe ato i shohim nëpër sfilata?
Vitet ’60 kthehen në vitet 2015, tendecat ndryshojnë me detaje, por moda ajo është. Pavarsisht trendeve më të reja që dalin çdo sezon, çdo vit apo nga çdo stilist ekzistojnë disa rregulla të pashkruara, apo disa “Trende” “Veshje” që s’dalin kurrë nga moda. Ja disa këshilla.
E zeza, e bardha
Secili dollap i secilës femër duhet të ketë një veshje të tillë. Shpesh dëgjojmë të zezës dhe të bardhës si del kurrë moda. Kudo që të jeni, në çfarë do rasti dhe s’dini çfarë të vishni se mos gaboni, e zeza s’gabon kurrë në darkë, kurse e bardha kurrë ditën.
Aksesoret
Nëse zgjidhen me kujdes, aksesoret mund të jenë pjesë e gardërobës tuaj me vite të tëra. Disa aksesore, si çantat ashtu dhe bizhuteria, nuk dalin asnjëherë nga moda.
Thjeshtësia – elegancës
Shpesh herë ngarkesat e shumta, dëshira për të vënë çdo gjë të mundshme në trup si bizhuteri, pellusha, çanta të mëdha, aksesorë në kokë e të tjera “prishin” gjithë pamjen tuaj duke bërë shumë zhurmë! Thjeshtësia dhe finesa gjithnjë do ngjajë shumë elegante.
Jini vetvetja
Pavarsisht tendencave që dalin në modë, jo të gjithëve mund t’u shkojë një gjë. Mos ndiqni “turmën” duke bërë gabime “fatale” Stili juaj, është ai që ju rri më se miri dhe nga i cili përfitoni më së shumti komplimente. Stili juaj unik, në fakt është vetvetja juaj.