Çarjet e lëkurës janë dëmtime të indeve lidhore, të cilat shfaqen me rastin e zgjatjes vrullshme dhe të madhe të lëkurës. Shfaqen në vendet të cilat më së shumti u janë të nënshtruara zgjatjeve, siç janë barku, vithet, gjoksi, kofshët dhe krahët.
‘Strijat’, janë kryesisht të madhësisë deri në 20 centimetra dhe në fillim kanë ngjyrë vjollce në të bardhë, ndërsa më vonë bëhen tërësisht të bardha.
Të gjitha femrat dëshirojnë t’i heqin qafe këto “vragë” nga lëkura
Edhe pse këto çarje mund të jenë prirje të paracaktuara gjenetike, me elasticitetin e lëkurës dhe me sasinë e kolagjenit dhe të vitaminës E në trup, me ushqim dhe kurë mund t’i ndihmoni trupit tuaj për t’i luftuar këta “armiq”.
Konsumoni sa më shumë ushqim të pasur me vitaminat K, E, silic, zink, dhe C, siç janë fletët e perimeve të gjelbra, domatet, prodhimet e qumështit, perimet bishtajore dhe pemët. Pirja gjatë ditës e dy litrave ujë të pasuruar me minerale, zvogëlon rrezikun nga çarjet e lëkurës.
Kur është fjala te kura, në se nuk e keni zgjedhur prodhimin përkatës kozmetik, ju propozojmë disa preparate shtëpiake, të cilat do t’ju ndihmojnë në luftë kundër këtyre çarjeve.
1. Preparati me bazë gjalpi
Në një enë përzieni gjalpë, vaj ulliri dhe vaj bademi. Këtë përzierje mund ta përdorni çdo të dytën ditë dhe çarjet përfundimisht do të zbehen. Ky preparat është i mirë edhe si preventivë në kohën e shtatzënisë kur lëkura shpejt ju tendoset.
2. Preparati i lëngët
Kombinoni vaj ulliri, limon dhe avokado të përzier në mikser, njomeni fashën dhe fërkojeni preparatin. Me këtë përzierje të dobishme lyeni dy herë në javë pjesët e çara të lëkurës.
3. Livanda mrekullueshme
Preparatin nga vaji i livandës, vaji i jojobes dhe kamomilit përdoreni çdo ditë dhe çarjet do të zvogëlohen