Besueshmëria e konsumatorëve është shumë e rëndësishme për suksesin e biznesit tuaj, ja disa këshilla të rëndësishme që mund tu hyjnë në punë…
Edhe pse ju mund të keni shumë dëshirë, kompania juaj nuk mund t’i kënaqë të gjithë klientët e saj. Të paktën njëherë do të ndodhë diçka që të bëjë konsumatorët tuaj të humbin besimin në biznesin tuaj. Mos u frikësoni kur të ndodhë. Në vend të kësaj përkushtohuni maksimalisht së bashku me stafin tuaj në menyrë që të rrisni sërisht besimin e klientëve ne kompaninë tuaj. Bëjini klientët të kuptojnë se sa shumë e vlerësoni biznesin me ta.
- Krijoni një hapësirë në sitin tuaj për të gjitha çmimet dhe përmendjet nëper media që mund të ketë marrë kompania juaj.
- Dërgoni sa më shpejtë që të jetë e mundur pororsitë tuaja. Njerëzit e urrejnë faktin që duhet të presin për një kohë të gjatë për një produkt që e kanë blerë online, kështu që mos humbni kohë.
- Përpiquni të jepni një shërbim sa me cilësor për klientin. Sigurohuni që stafi që merret me kujdesin ndaj klientit të jetë gjithmonë miqësor dhe i kujdesshëm. Me shumë mundësi konsumatorët mund të kërkojnë informacion për porduktin që kanë blerë ose mund të kërkojnë të ankohen për diçka që nuk u pëlqen. Pavarësisht nga situata, sigurohuni që shërbimi ndaj klientit të jetë sa me cilësor që të jetë e mundur.
- Zgjidhni problemet sa më shpejtë dhe jepni shpjegim për gabimet që mund te jenë berë. Gabimet mund të ndodhin dhe shumica e konsumatorëve e kuptojnë këtë.
- Kompensoni konsumatorët e pakënaqur. Nëse kompania juaj bën një gabim, tregojini konsumatorit se ju vjen shumë keq dhe që e vlerësoni shumë biznesin me ta. Ju mund të jepni një kupon, një ulje, ose një produkt të ri.