Mëngjesi ideal për shumicën e njerëzve është një kafe e mirë pasi të zgjohen nga gjumi.
Sidoqoftë, nëse jeni në dijeni se çfarë po fusni në gojë dhe qfarë efektesh anësore i ka kafeina, kafeja nuk do të ishte zgjedhja juaj ideale.
Përderisa iu jep adrenalinë dhe ua bënë zemrën të rrahë më shpejt, iu bënë më aktiv, efektet tjera nuk janë aq të mira.
“Përdorimi i tepërt i kafeinës dëmton muskujt, shkakton ankth dhe dhimbje të barkut”, thotë Rinki Kumari, dietolog në Spitalin Fortis në Bangalore, shkruan Indian Express, përcjell Klan Kosova.
Pra, shtrohet pyetja, si t’i ikim dëmtimit të shëndetit duke mos e braktisur kafenë?
Përgjigja është: Pini kafe pa kafeinë!
Edhe pse duket jonormale, ekziston një kafe e tillë, duke iu falënderuar Friedlieb Ferdinand Runge.
Runge ishte kimist i shekullit të 19-të i cili bëri analizë të kokrrave të kafesë dhe zbuloi se si të largohet kafeina nga to.
Pronari i kompanisë së kafesë “Kaffee HAG”, Ludëig Roselius, morri seriozisht zbulimin e Runges dhe e futi atë në praktikë.
Në ditët e sotme, kafeina largohet qysh në fazat e hershme të kultivimit të kafesë, kur ajo është ende e papjekur. Kafeja futet në ujë që ia largon shijen dhe kafeinën. Atij uji më pas i largohet kafeina dhe i mbetet shija.
Uji, tashmë me shije, rikthehet në bimët e kafesë për t’ua kthyer shijen atyre. Kjo metodë është publikuar në një artikull të botuar në revistën e Universitetit të Karolinës së Jugut.