Si të prezantojmë një plan biznesi?

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 00:50 | Nga Ekonomia Online

Vjen një moment në jetën e çdo biznesmeni që do i duhet të prezantojë një plan biznesi gjatë kërkimit për investime.

Por si mund të prezantosh në mënyrë efektive që të sigurosh të ardhmen financiare të kompanisë?

1. Përgatit një plan të mirë biznesi

Qëllimi i prezantimit është që t’i bindni investitorët që ideja jote është e mirëmenduar dhe e vlefshme për t’u investuar. Kur përgatisni një plan biznesi, duhet të mendoni për audiencën: Investitorët dhe kreditorët kërkojnë gjëra të ndryshme dhe fokusohen në gjëra të ndryshme. Investitorët do të fokusohen në sasinë më të madhe të fitimit që ti mund ti kthesh për investimin, ndërsa kreditorët do të përqëndrohen në të ardhurat e kompanisë dhe nëse ata do munden t’i shlyejnë paratë brenda datës.

Një plan biznesi i mirë duhet të përfshijë:

  • përmbledhjen ekzekutive të biznesit
  • organizimi dhe menaxhimi i kompanisë
  • përmbledhja e produkteve ose shërbimeve
  • mundësia e tregut
  • shqyrtimi i konkurrentëve
  • kërkesat financiare
  • strategjia e marketing-ut

2. Demonstroni besueshmëri

Të jesh orator është e dobishme për ta mjaftur audiencën e interesuar, por nuk do të të ndihmojë nëse plani i biznesit nuk është mjaftueshëm i mirë. Përdorni sa më shumë fakte dhe gjëra konkrete.

3. Bëni një prezantim imponues

Mendoni që kjo është e vetmja mundësi për të impresionuar investitorët dhe kreditorët, kështu që prezantimi është kryesor. Bëjeni prezantimin të thjeshtë, imponues dhe të bazuar në fakte.

Të ngjashme