Si të qetësoni në kushte shtëpie mishrat e gjakosur

Prishtinë | 14 Qer 2023 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Ndonjëherë gjatë larjes së dhëmbëve, shumica prej nesh preferojmë të lajmë thellë dhëmbët e deri sa të vërejmë disa pika gjaku në lavaman.

Por, duhet të dimë se gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve nuk është normale, thotë periodontisti Sally Cram, duke shtuar se në fakt mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të mishit të dhëmbëve (gingivitis apo inflamacion i mishrave) që buron nga krijimi i bakterieve dhe pllakës mbi dhëmbët tuaja.

Ne ju sjellim disa metoda nw kushte shtwpie se si t’i qetwsoni mishtrat e gjakosur.

Nëse simptomat tuaja vazhdojnë pavarësisht nga përdorimi i këtyre përbërësve natyrale në shtëpi,kërkoni ndihmë nga një stomatolog.

Sodë buke
Bëni një paste duke përdorur ujë dhe sode buke. Masazhoni përzierjen në mishrat e dhëmbëve para se të lani dhëmbët. Alkaliniteti i sodës së bukës ndihmon në neutralizimin e aciditetit të shkaktuar nga bakteret në mishrat e dhëmbëve.

Lëng boronicë
Boronica përmban anthocyanins dhe acide fenolike, të njohura për fuqinë anti-mikrobike! Pirja e lëngut të boronicës ndihmon në eleminimin e baktereve përgjegjëse për gingivitin apo problemet e tjera me mishrat e dhëmbëve.

Aloe Vera
Xheli apo lëngu i aloe verës që mund të blihet edhe në dyqan përmban enzima antibakteriale që ndihmojnë dhe përshpejtojnë procesin e shërimit të mishrave të gjakosur të dhëmbëve . Bëni gargar tre herë në ditë me lëngun e aloe verës e do të shihni përmirësime shumë më shpejt nga se keni menduar.

Mjaltë
Vendosni pak mjaltë në mishrat e gjakosur dhe lëreni për disa minuta.  Mjalti ka veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale që ndihmojnë në shërimin e mishrave të gjakosur. Përsëriteni këtë gjë disa herë në ditë

Ujë dhe kripë
Kripë ka veti antiseptike dhe anti-inflamatore e ndihmon në qetësimin  e ënjtjes dhe infeksioneve që shkaktojnë mishrat e gjakderdhjes. Përzieni një apo dy lugë kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe bëni gargar të paktën 2-3 herë në ditë. Living

Të ngjashme