Perveç reputacionit si platforma më e mirë e kërkimit në të gjithë botën, Google gjithashtu ofron edhe shërbimin e ruajtjes apo shpërndarjes së fotove online. Shpërndarja e fotove në Google është e thjeshtë, ku në Google Drive ju mund të zgjidhni fotot që doni ti dërgoni në adresat e gmailit apo të gjeneroni linqe që mund tia dërgoni kujt të doni.
Si ta përdorni atë:
Seksioni për fotot në Google ndodhet brenda Google Drive, prandaj si fillim ju duhet të hapni një llogari të re ne Google ku të rregjistroheni.
Nëse keni një llogari në Gmail atëherë automatikisht ju keni një të tillë edhe në Google Drive edhe nëse nuk ishit në dijeni për këtë.
Hapni Chrome nga kompjuteri juaj dhe tek faqja e Google Drive në menynë në të majtë të ekranit përzgjidhni fotot tuaja.
Ky shërbim nuk ofrohet vetëm në desktop apo laptop, por edhe nëse jeni në celularë (Android dhe iOS).
Prandaj mund të bëni foto dhe ti ngarkoni ato në Google për ti ruajtur apo shpërndarë në rrjet.
Shkarkoni aplikacionin
Në iPhone apo në iPad tek App Store kërkoni për ‘Google Photos’ për të shkarkuar aplikacionin që do t’ju duhet të përdorni.
Programi është falas.