Si të silleni ndaj dashurive të para të fëmijëve?

Prishtinë | 12 Maj 2023 | 00:12 | Nga Ekonomia Online

Pjesa më e madhe e prindërve kanë sjellje të ngjashme kur marrin vesh se fëmijët e tyre, tashmë adoleshentë, shprehin afeksion të veçantë ndaj një miku apo mikeshe, apo thënë ndryshe bien në dashuri për herë të parë.

Reagimet e prindërve shpesh mund të shkaktojnë problematika të mëdha, duke e shtyrë fëmijën drejt një stresi të panevojshëm dhe madje ka raste të pafundme ku prindi shihet si një pengesë e madhe për realizimin e pasioneve të adoleshentëve.

Ju mirëkuptojmë që për ju kjo gjë është pak e vështirë, por me këshillat e duhura do të jetë më e thjeshtë ta përballoni.

Kujtoni adoleshencën tuaj

Megjithëse mund të duket si një situatë paniku se çfarë është duke bërë fëmija juaj me jetën e tij, se kjo është shumë shpejt për të, mundohuni të kujtoni ç’keni bërë ju gjatë adoleshencës suaj. Të jeni të sigurt që do t’ju duket sikur po shihni të shkuarën në pasqyrë.

Vendosni kufij

Adoleshentët mund të jenë shumë të përfshirë në këtë zbulim të tyre të ri saqë mund të lënë gjithçka pas dore, ndaj duhen vendosur disa rregulla që edhe duhet të harrojnë, si shkollën, shtëpinë dhe pasione tjera te tyre.

Një pjesë e madhe e prindërve në fakt kanë një problem të madh që lidhet me xhelozinë që ata ndjejnë në raport me te dashurit e fëmijëve. Qetësohuni, askush nuk e vjedh dot dashurinë e tyre për ju.

Flisni me miqtë

Për të njohur më nga afër problemet e të rinjve në marrëdhëniet e para, mund të flisni me fëmijët e miqve tuaj, por gjithashtu dhe me miqtë tuaj, për të parë se si ata e kanë përballuar këtë risi në jetën e tyre. Një ide e mirë është të inkurajoni fëmijët tuaj të flasin me miq më të mëdhenj në moshë.

Flisni për seksualitetin

Në fillim do të ndjeni pak turp, sidomos ata do të ndihen të ofenduar dhe do të kenë një sjellje refuzuese. Mos u shqetësoni, sepse vetëm pas pak bisedash së bashku, gjithçka do të jetë më e thjeshtë. Prindërit duhet t’ju mësojnë fëmijëve të tyre se si të sillen me njerëzit, edhe kur vjen fjala tek marrëdhëniet ndërpersonale. Ata kanë nevojë për përkrahje dhe të mësojnë vlerat e jetës nga vetë ju.

Të ngjashme