Kur dikush nuk mban përgjegjësinë e tij në punë, atëherë e gjithë skuadra vuan pasojat e tij. Natyrisht kjo është përgjegjësi e menaxherit, i cili duhet të sigurohet se të gjithë po bëjnë punën ashtu siç duhet.
Por edhe nëse ju nuk jeni shefi por thjesht një koleg i këtij dembeli, atëherë ka disa mënyra për të trajtuar këtë problem.
Kontrollo nga brenda
Fakti që mendoni së dikush është i dobët, nuk do të thotë që kjo parandjenjë është reale.
Secili ka mënyrën e tij të të punuarit. Disa punëtorë futen nëpër projekte, ndërsa të tjerët janë shumë të orientuar në detaje dhe shpenzojnë më shumë kohë për planifikim.
Vetëm për shkak se një koleg punon me një ritëm të ndryshëm, nuk e bën personin të dobët.
“Asnjëherë mos gjykoni një libër nga kopertina. Dikush mund të duket si një dembel gjatë ditës, por ndoshta ai merr punën në shtëpi natën ose punon në drekë”, tha Lynn Taylor, autore e librit “Tame Your Terrible Office Tyrant”.
Ju gjithashtu nuk e dini se çfarë po kalon ai në jetën e tij personale, apo se si po e përjeton nënvlerësimin në punë. Ata mund të jenë duke luftuar me një çështje personale apo ndjenjë të papërgatitur për të trajtuar projektin ose nën vlerësimin në punë.
Secili duhet të mbajë përgjegjësi
Ndarja e qëllimeve dhe afateve të projektit, ndihmon që të gjithë të mbajnë përgjegjësi për të bërë pjesën e tyre në mënyrë të drejtë.
Krijoni një plan që detajon përgjegjësitë e secilit person, së bashku me afatet dhe një plan për kontrollimin e ardhshëm të progresit.
Gjithkush duhet të përfshihet në caktimin e qëllimeve dhe afateve dhe sigurohuni që plani të ndahet me ekipin dhe të përditësohet vazhdimisht, kur detyrat të jenë përmbushur.
Së shpejti do të bëhet e qartë kur dikush po shmang detyrat e tyre dhe pastaj është momenti të futet në lojë shefi.
Bisedoni privatisht me të
Nëse dikush nuk po mban përgjegjësinë që i takon, atëherë më e mira që mund të bësh është të krijosh me të një marrëdhënie pozitive dhe konstruktive.
Por mos harroni, ju nuk jeni shefi, jeni thjesht një koleg dhe aleat. Duhet të shmangni gjykimin.
“Tregojini personit që ju pëlqen të punoni së bashku në një projekt dhe që ju dëshironi njëfarë ndihme nga kolegu juaj”, sugjeron Taylor.
Jini të kujdesshëm në lidhje me qasjen tuaj dhe mos bëni akuza.
“Nëse u përmbaheni specifikave, ka pak mundësi që personi tjetër të mendojë se po i akuzoni, ose i quani ato dembel”, thotë Kate Nasser, një konsulente e specializuar në udhëheqje.
Kërkoni udhëzime nga shefi juaj
Nëse gabimi i një kolegu po ndikon në punën tuaj dhe afatet e fundit po humbasin, mund të jetë koha për t’iu afruar shefit ose menaxherit të projektit, për mënyrën se si të vazhdoni më mirë.
Shpjegojini situatën drejtuesit.
“Bej kujdes. Ju nuk duhet ta shikoni ekipin apo shefin si një ndëshkues. Jini shumë konstruktiv në qasjen tuaj”, tha Amy Cooper Hakim, një praktikuese e psikologjisë industriale.
Kërkoni udhëzime se si të trajtoni situatën, por mbani emocionet tuaja në kontroll.
“Qëndroni të qartë, të thjeshtë, të fokusuar dhe të lidhur me qëllimet e biznesit. Nëse shefi nuhat diçka që nuk shkon, atëherë menaxheri fillon të pyesë nëse diçka tjetër po ndodh mes dy kolegëve në zyrë”, thotë Nasser.
Mos u infektoni
Kolegu i juaj nuk është një dritë jeshile për ju të bëni të njëjtën gjë.
“Gjëja më e mirë për ju që të bëni është të përqendroheni në punën tuaj. Kur bëhet fjalë për marrjen e detyrave të caktuara duke u promovuar ose duke qenë në rrugën e drejtë, shumica e kompanive të mira do të shikojnë njerëz që mund të bëjnë më mirë gjërat”, thotë Nasser.