Si të zvogëloni thartirën apo acidet në organizëm

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Ushqimi i sotshëm përfshin ushqimin e përpunuar, mish, prodhime të qumështit, vezë, miell të bardhë, sheqer dhe lëngje të gazuara. Prandaj, nuk çudit fakti se shumica e njerëzve kanë sasi të mëdha të acideve në organizëm.

Mos t’ju mashtrojë termi “I thartë”

Fakti se disa ushqime kanë shije të thartë nuk do të thotë se ndikon të keni një organizëm me acide – shpesh është e kundërta. Për shembull, limoni është shumë i thartë, por me shkëmbimin e tij në tretje shndërrohet në gjendje bazike.

Si ta ktheni ekuilibrin e organizmit?

Për shëndet optimal në menynë tuaj duhet të gjenden 70-80 për qind ushqime alkaline, e vetëm 20-30 për qind jo të tharta.

Ja çfarë duhet bërë ta zvogëloni thartirën apo acidet:
1. Pini së paku 2 litra ujë në ditë
2. Pini lëngje dhe përzierje lëngjesh me pemë e perime, çaj të bimëve dhe të gjelbër
3. Konsumoni qumësht kokosi apo bademi
4. Ushtroni, sepse kjo ndikon pozitivisht në organizmin tuaj
5. Pakësoni konsumimin e prodhimeve të qumështit, drithërave dhe ushqimeve të përpunuara
6. Hani më shumë ushqime alkaline, si avokado, brokoli, lakër jeshile, selino, tranguj, spinaq, limon, banane, badem, shalqi dhe sa më shumë sallata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme