Kur jeni duke punuar drejt mbledhjes dhe mirëmbajtjes së subscribers për email marketingun e biznesit tuaj, është e lehtë të harrosh kokën e email-it në riorganizim. Sidoqoftë, krijimi i një linje efektive të subjektit është thelbësor kur po konsideroni mundësitë për të hapur email-et tuaja. Në fund të fundit, çfarë dobie ka një mesazh nëse lexuesit tuaj nuk i hapin email-t tuaj?
Le të hedhim një sy në disa opsione dhe ide për të krijuar subjekte efektive që do i bëjnë marrësit t’i hapin dhe t’i lexojnë.
Bëjeni atë personal
Shtimi i emrit të lexuesit tuaj në subjekt ndihmon për të rritur mundësitë e hapjes së email-it të dërguar. Ajo tregon familjaritet dhe mund të nxisë një ndjenjë lidhje. Një studim nga Experian Marketing Services zbuloi se personalizimi i një emaili rrit normën për ta hapur me gati 30%.
Përdorni kuriozitetin në avantazhin tuaj
Me siguri i keni parë ata tituj klikues, si “10 truket e çuditshme që do t’ju bëjnë të pasur”, ose “Truket shëndetësore që mjekët nuk duan që t’i dini”.
Kjo teknikë funksionon për të nxitur kuriozitetin e shikuesve për të drejtuar trafik në faqen e tyre, gjë që i bën ato efektive. Për shembull, ju mund të bëni një pyetje në subjekt, të cilës ju i përgjigjeni në pjesën e trupit të emailit tuaj.
Adresoni pikat “e dobëta” të lexuesve tuaj
Ky sugjerim mund të mos zbatohet për çdo biznes, por nëse produktet ose shërbimet e kompanisë suaj kanë për qëllim të zgjidhin probleme, atëherë përdorni subjektin për ta çuar atë direkt në temë. Për shembull, nëse biznesi juaj është në shërbimin e ushqimit, ofroni këshilla për të ushqyer një grup personash me një buxhet të caktuar. Nëse jeni një planifikues udhëtimesh ose biznes i bazuar në udhëtime, jepni ide si të bëni gati valixhet ose këshilla se si të shmangni vonesën e avionëve. Ose, nëse kompania juaj punon në fushën e interiorit, ofroni disa ide për ta bërë organizimin e shtëpisë tërheqës vizualisht.
Gjithashtu mos harroni që përveç subjektit, e rëndësishme është edhe përmbajtja brenda email-it që dërgoni. Mund të keni subjektin më të mirë, por nëse përmbajtja juaj nuk jep diçka, lexuesit tuaj do ta mbajnë mend dhe nuk do të klikojnë për të lexuar email-et tuaja në të ardhmen. Mbajtja e përmbajtjes suaj interesante, origjinale dhe të rëndësishme mund të “trajnojë” lexuesit tuaj për të hapur emailin. (Revolutionher.com)