Me disa truke frizura do t’ju qëndrojë një javë të tërë: Mos i lidhni flokët fuqishëm me llastik, furqeta është zgjedhja më e mirë, flokët e sapothara lidhni sa më lehtë në mënyrë që gjurmët e lidhjeve të jenë pothuajse të padukshme.
Edhe pse që të nesërmen flokët nuk duken njësoj, me disa truqe frizura do t’ju zgjasë tërë javën.
▪ Mos i lidhni flokët fuqishëm me llastik, furqeta është zgjedhja më e mirë, ndërsa flokët e sapothara lidhni sa më butë, në mënyrë që gjurmët e lidhjes të jenë pothuajse të padukshme.
▪ Nëse nuk dëshironi që të zgjoheni me frizurë “të ngjitur”, flini në jastëk mëndafshi.
▪ Mos luani me flokët ose që vazhdimisht t’i kaloni gishtat nëpër flokë, sepse shpejt do të bëhen me yndyrë.
▪ Për të kthyer vëllimin e humbur, spërkatni me shampon për larje të thatë në tepe të kokës dhe krihni flokët.