Si u ekzekutua “bossi” i prostitucionit në Ballkan

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 10:40 | Nga

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen ne bujshme të biznesmenit Dilaver Bojku. Bojku i njohur me nofkën Leku, u vra pasditen e djeshme në Strugë.

Nga raportimet e para mësohet se ai u ekzekutua para kafenesë së tij “Aqua Blue” me një plumb në kokë në plazhin e Strugës.

Ndërsa ishte duke qëndruar në biznesin e tij, Bojku gjeti vdekjen nga autorë akoma të paidentifikuar.

Siç mësohet të shtënat e armëve kanë ndodhur rreth orës 17.00, dhe në atë moment ka pasur edhe klientë në kafene. Bojku ishte i njohur me bizneset e tij në Strugë.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi me shpejtësi është larguar nga vendi me motoçikletë.

Nga policia deri më tani nuk japin detaje, ndërsa në proces është formimi i ekipit hetues policor që do të punojë në zbulimin e rastit.

Bojku, nën pseudonimin Lek, ishte prej 15 vitesh i njohur si “Shefi i prostitucioni në Ballkan”, shkruan Albeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme