Si u infektua një familje e tërë me Coronavirus në Milloshevë

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të mërkurën mbrëma njoftoi edhe për 29 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 13 raste (sipas vendbanimit: 13 raste Prishtinë), komuna e Obiliqit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Milloshevë), komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Druvar dhe 1 rast Vushtrri) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec.

E testime pritet që të bëhen edhe gjatë ditës së sotme. Në komunën e Obliqit, aty ku dje u shfaqen edhe 8 raste të reja.

Gazeta Express ka marrë detaje nga Drejtoria për Shëndetësi nga Obiliqi sa i përket rasteve të fundit të shfaqura me koronavirus në këtë komunë. Drejtoresha e Shëndetësisë, Vlora Kabashi ka dhënë detaje rreth rasteve të fundit.

Sipas saj, 8 rastet e fundit të shfaqura në Milloshevë janë të gjitha raste kontakti brenda një familjes ku kryefamiljari i saj punon në KEK.

“Me infektimet e djeshme ka qenë komplet një familje e cila ka rezultuar pozitive me Covid-19. Një familjar aty punon në KEK”, ka deklaruar ajo.

E gjatë ditës së sotme nga komuna e Obiliqit pritet që të testohen edhe dy persona të tjerë. Njëri nga ta është në ritestim si dhe tjetri person është rast kontakti me familjen e prekur me Covid-19 gjatë ditës së djeshme.

“Sot priten që të testohet edhe dy mostra të marra nga këto raste. Njëri është ritestim dhe një rast tjetër kontakti, rast kontakti me këtë familjen”, ka deklaruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme