Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për detyrë që të sigurojë mundësinë që personat me aftësi të kufizuar të kenë qasje në qendrat e vendvotimit, për të shfrytëzuar të drejtën e tyre.
Lumnije Berisha, nga Kamenica është e verbër dhe Klan Kosova ka përcjellur gjithë procedurën e saj deri në kabinën e fletëvotimit.
Ajo ka thënë se ka thënë se ka një kohë që kjo kategori mund të votojë.
“Edhe ne votojmë të pavarur, sa i përket kësaj çështje jemi në rregull por nëse kishte pasur mundësi të rregullohen kushtet edhe më shumë për personat me aftësi të kufizuara. Përndryshe sa i përket votimit, jemi në rregull’.
Berisha është shprehur se fletëvotimet janë të njëjta, mirëpo për personat me të pamur të dobët ose tërësisht të verbër, ekziston një shabllon.