Shumë shpejt qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës do të kenë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Kjo pasi që ministria e Financave (MF) thotë se ministri Bedri Hamza ka arritur pajtueshmërinë ndërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe KRU ”Prishtina”sh.a, përmes propozimeve konkrete për të amandamentuar marrëveshjen e projektit nga Faza e III e projektit për ndërtimin e Fabrikës për ujë të pijshëm në Shkabaj, transmeton Ekonomia Online.
Në këtë mënyrë, sipas MF-së, mjetet e mbetura në projekt do të përdoren për furnizimin me ujë për qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të furnizimit me ujë për qytetarët e komunës së Prishtinës.
“Ministri Hamza pas një angazhimi të madh ka mundësuar zgjidhjen e këtij problemi shumë vjeçar dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës”, thuhet në komunikatën për medie nga MF.
Përveç këtij investimi, me këtë amandamentim parashihen edhe investime tjera për Komunën e Prishtinës, siç janë: