Sigurohen të gjitha vaksinat për mbrojtjen e fëmijëve

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 11:06 | Nga

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se te gjithat vaksinat për Programin e Zgjeruar të Imunizimit (PZI) për vitin 2017 janë siguruar dhe dorëzuar në  Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP).

Në bazë të Programit të Imunizimit,  rreth 140.000 fëmijë kosovarë deri në  moshën 18 vjeç do të jenë të vaksinuar dhe të mbrojtur nga sëmundjet e parandalueshme përmes vaksinave.

Sigurimi i vaksinave është bërë në bashkëpunim me UNICEF-it, që e ka përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë me prokurimin e vaksinave, duke i blerë vaksinat cilësore dhe pa fitim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme