Një version i ri i aktakuzës së anëtarëve të një grupi të dyshuar të organizuar kriminal për vrasjen e vitit 2018 të politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç përmend dy të dyshuar të tjerë, por asnjë informacion të ri në lidhje me krimin. Asistentja Silvana Arsoviq, ndryshe nga versionet e mëparshme të aktakuzës, po akuzohet si autore e vrasjes, jo si ndihmëse.
Versioni i tretë i aktakuzës ndaj të dyshuarve në vrasjen e liderit të partisë politike Oliver Ivanoviç në qytetin e Mitrovicës në Kosovë në vitin 2018 shton dy anëtarë të tjerë të dyshuar të një grupi të dyshuar të organizuar kriminal përgjegjës për vrasjen, por nuk zbulon identitetet e tyre.
“Tani përmenden dy të pandehur të tjerë, identitetet e të cilëve nuk përmenden, por thuhet vetëm se përveç këtyre njerëzve që u akuzuan fillimisht, në grupin e organizuar kriminal morën pjesë edhe dy person të tjerë”, tha për BIRN Jovana Filipoviç, avokatja e të dyshuarës Silvana Arsoviç.
Përveç kësaj, ka pak ndryshime në versionin e tretë të aktakuzës, thanë avokatët e të dyshuarve.
Përveç dy të dyshuarve të rinj të paemëruar, gjashtë persona janë paditur për vrasjen – Nedeljko Spasojeviç, Marko Rosiç, Silvana Arsoviç, Dragisa Markoviç, Zarko Jovanoviç dhe Rade Basara. Akuzat ende nuk janë konfirmuar nga një gjykatës.
Aktakuza e parë, lëshuar në dhjetor 2019, tha se Spasojeviç, Rosiç dhe Basara vepruan “si një grup i organizuar kriminal së bashku me Milan Radojiciç, Zvonko Veselinoviç dhe Zeljko Bojiç, të cilët janë në kërkim, dhe me qëllim… morën pjesë në veprimet kriminale të grupit duke ditur që një pjesëmarrje e tillë do të kontribuonte në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit”.
Radoiciç dhe Veselinoviç janë serbë të shquar të Kosovës, ndërsa Bojiç ishte ish-komandanti i policisë në rajonin verior me shumicë serbe të Kosovës.
Spasojeviç, Markoviç, Jovanoviç dhe Basara ishin të gjithë policë të Kosovës para se të arrestoheshin.
Arsoviç ishte administratori i partisë politike të Ivanoviçit. Në aktakuzën e dytë, të ndryshuar nga janari 2020, ajo u akuzua gjithashtu si pjesë e grupit të organizuar kriminal.
Ajo akuzohet, si i vetmi person i pranishëm në zyrën e partisë politike të Ivanoviçit në Mitrovicë kur ai u qëllua për vdekje jashtë ndërtesës në janar 2018, për fikjen e energjisë elektrike në mënyrë që kamerat të mos funksiononin kur ai u vra.
Avokatja e saj, Filipoviç, tha se versioni i tretë i aktakuzës e akuzon Arsoviçin, Spasojeviçin, Rosiçin dhe Basarën për “vrasje të rëndë” në vend të “asistim dhe nxitje në kryerjen e atij krimi”.
Ajo tha se kjo do të thotë se ndryshe nga versionet e mëparshme të aktakuzës, ata po akuzohen si “autorë dhe jo ndihmës”.
Faruk Korenica, avokati i ish-policit Spasojeviç, tha se në aktakuzën e te kishte “vetëm ndryshime teknike”.
Ivanoviç, kreu i partisë Liri, Demokraci, Drejtësi, u qëllua për vdekje para zyrës së partisë së tij në Mitrovicë më 16 janar 2018.
Ivanoviç, i cili dikur shihej si një nacionalist i ashpër, kishte evoluar në një politikan të moderuar që mbronte bashkëjetesën midis pakicës serbe të Kosovës dhe shumicës etnike shqiptare.
Ai gjithashtu ishte bërë gjithnjë e më i zëshëm në kritikat e tij ndaj qeverisë së Beogradit.
Në kohën e vdekjes së tij, ai po rigjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në Kosovë në 1999. Ai kishte pretenduar pafajësi.