Edinson Cavani mund të jetë duke e luajtur sezonin e fundit me fanellën e Paris Saint Germain në Francë.
Për 32-vjeçarin kanë shprehur interesim disa klube, e fundit është Atletico Madridi i Diego Simeones.
Sipas asaj që raporton ‘L’Equipe’, Atletico do të hyjë fuqishëm në garë për ta rrëmbyer uruguaianin.
Cavani është në vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe mund të mos e vazhdojë atë.
Manchester United, Inter, Juventus dhe po ashtu edhe Napoli – janë klubet tjera që e duan Cavanin.