Simeone beson se Barcelona po e fiton titullin në Spanjë vetëm për shkak të Messit.
Diego Simeone ka thënë se Atletico Madridi nuk ka shanse për titull në La Liga dhe as që ka pasur këtë sezon për shkak të formës mbresëlënëse të yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Barça ka grumbulluar deri më tani 76 pikë, nëntë më shumë se Atletico Madridi.
“Jemi duke pasur një edicion të mirë në Ligë. E pat se çfarë ndodhi në Sevilla. Pa Messin, Sevilla po fitonte 2-0, me Messin në fushë, Barça fitoi 2-0, edhe pse rezultati final ishte 2-2”, tha Simeone.
“Messi është vendimtar (këtu ku gjendet Barcelona). Ne duam të vazhdojmë t’i përmirësojmë numrat për dallim nga sezoni i kaluar”.