Lista e emrave të trajnerëve për të cilët spekulohet se mund të marrin drejtimin e Arsenalit po rritet vazhdimisht. Vendimi i francezit Arsene Wenger për t’i larguar nga skuadra londineze ka bërë që për këtë post të përmenden shumë trajnerë të njohur, e në mesin e tyre është edhe argjentinasi Diego Simeone.
“Nuk kam biseduar me askënd nga Arsenali. Jam i kënaqur tek Atletico. Gjëja e parë që më shkon në mend kur bëhet fjalë për Wengerin është respekti për të. Vete e shoh si një trajner të ri, i cili dëshiron të mësojë prej tij. Pozicioni i tij në futboll është madhështor”, ka thënë Simeone.
Atletico sonte është mysafire e Arsenalit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Evropës, ndërsa Simeone rrezikun më të madh e sheh nga Mesut Ozil.
“Ai ka vizion të jashtëzakonshëm dhe e dirigjon me shumë shpejtësi tranzicionin tek Arsenali. Nëse dëshiron që skuadra të luajë shpejt, është pikërisht ai që e shpejton”, ka shtuar tekniku argjentinas.