Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq në seancën e Kuvendit ë Kosovës ka folur për ato që ai i ka quajtur incidente në Kosovë në muajt e fundit.
Me këtë rast ka përmendur ato që ai i ka i quajtur shkelje të të drejtave të njeriut e që sipas tij janë bërë në Mushtisht e në Novobërdë.
Ai e ka quajtur incident dhe me porosi të keqe për serbët në Kosovë ndalimin nga Polica e Kosovës të Marko Gjuriq që ndodhi mbrëmë në Graçanicë.
Ai në fund a kërkuar krijimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave serbe.