Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se me marrjen e dhjetë vendeve në Parlamentin e Kosovës është realizuar qëllimi primar i Listës Serbe, pasi që është siguruar numri i deputetëve për bllokimin e iniciativave politike, të cilat sipas tij do të shkonin në dëm të popullit serb në Kosovë.
“Natyrisht, ne do të donim që për bashkëbisedues të kemi partitë politike të moderuara, të cilët nuk krijojnë identitetin e tyre politik në armiqësi ndaj Serbisë dhe popullit serb, dhe shpresojmë që skena politike shqiptare të zhvillohet në këtë drejtim”, ka thënë ai për Blic.
Ai ka thënë se Lista Serbe angazhohet për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd, përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, si dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike në Kosovë.