Ekonomia Online
FUNDIT

Simiq: Lista Serbe me deputetë të mjaftueshëm për të bllokuar iniciativa të dëmshme

Simiq: Lista Serbe me deputetë të mjaftueshëm për të bllokuar iniciativa të dëmshme

Lista Serbe e ka arritur qëllimin e saj primar, sepse ka siguruar numër të mjaftueshëm të deputetëve për të bllokuar iniciativa politike të cilat do të ishin të dëmshme për popullin serb në Kosovë . Kështu ka deklaruar Slavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, që fituan dhjetë vende në parlamentin e Kosovës. Në pyetjen nëse […]

Lista Serbe e ka arritur qëllimin e saj primar, sepse ka siguruar numër të mjaftueshëm të deputetëve për të bllokuar iniciativa politike të cilat do të ishin të dëmshme për popullin serb në Kosovë .

Kështu ka deklaruar Slavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, që fituan dhjetë vende në parlamentin e Kosovës.

Në pyetjen nëse Lista Serbe do të bashkëpunonte dhe në çfarë mënyre me qeverinë Albin Kurti, Behgjet Pacolli dhe Isa Mustafa, Simiq ka thënë për Blic-in serb se populli serb në zgjedhje i ka votuar përfaqësuesit e saj dhe nuk mund të ketë ndikim në atë se kush do ta përfaqësojë popullin shqiptar.

Të ngjashme