Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq është shprehur i bindur se e vetmja Forcë e Armatosur në territorin e Kosovës vazhdon të jetë KFOR-i dhe se Lista Serbe nuk do të votojë pro formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Në një prononcim për Novosti, ai ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se deri në fund të këtij viti do të bëhet edhe formimi i Ushtrisë së Kosovës, që do të thotë se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të transferohet në Forca të Armatosura.
Simiq me këtë rast është shprehur se KFOR-i me anë të Rezolutës 1244, është e vetmja ushtri që funksionon në Kosovë.