Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se nuk e kanë ndërmend të largohen nga pika kufitare e Jarinjës, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, ka thënë, ai ka thënë se “janë në shtëpinë e tyre”. Në një adresim për medie, Simiq ka kërkuar që qytetarët serb të ndihen të qetë.
Tutje, Simiq ka thënë se serbët duan të jetojnë jetën në normalitet, teksa ka shtuar se kanë nevojë për lëvizje të lirë.
“Këta duhet me qëndrua të qetë, mos me ra pre e provokimeve që nuk po dihet kush i ka krijuar, dikush ka qëllim që të shkaktohen trazira në veri. Ju jeni gazetar dhe i kuptoni më shumë se të tjerët”.
“Me gjasë kanë përfunduar takimi i Vuçiqit me Lajçakun është biseduar aty edhe për këto tensione dhe po e shohin që njerëzit janë të revoltuar, dhe askush nuk ka dëshirë me qëndruar në këto barrikada dhe po e shihni që policia po qëndron pranë shtëpive të familjarëve dhe ne i porositëm Brukselit dhe të tjerët që ne duam të jetojmë një jetë normale siç ka qenë jeta para vendimit të sotëm duke u zgjidhur të gjitha problemet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.
“Kemi të drejtë për protestë paqësore dhe njerëzit kanë nevojë për lëvizje të lirë”, tha Simiq.
Policia e Kosovës ka filluar të heqë targat e veturave që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti ashtu siç kanë vepruar autoritetet serbe me veturat e regjistruara në Kosovë.Veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë-kalimet kufitare të Kosovës.
Autoritetet në Kosovë po vendosin në veturat me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë. Veturave po u vendoset në xhamin para dhe prapa.
Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.
Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.