Kryetari i Listës Srpska, Sllavko Simiq, ka thënë se është koha e fundit që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të përmbushin detyrimet që i kanë marrë në Bruksel.
Për Simiqin, siç njofton radiokim, pritja për formimin e Asociacionit të Komunave serbe deri në ditën e Sretenjës (15 shkurt), është ide ideale për t’u bindur nëse shqiptarët kanë vullnet për ta themeluar e nëse jo, vërtetë nuk ka kuptim për të pritur më.
“Duhet të fillojmë me krijimin e AKS-së deri në Sretenje sepse vërtetë nuk ka kuptim që Prishtina të pritet më”, ka thënë Simiq.